FT: Përplasja Francë-Gjermani për paratë dhe armatimet e Erdoganit

FT: Përplasja Francë-Gjermani për paratë dhe armatimet e Erdoganit

Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz

EUROPË- Propozimi i Komisionit për investime prej 150 miliardë eurosh në mbrojtjen europiane ka shkaktuar një konfrontim të madh mes Francës dhe Gjermanisë. Sipas “Financial Times”, pasi Parisi dhe Berlini nuk bien dakord nëse vendet jashtë bllokut evropian, sipsh. Turqia e Rexhep Tajip Erdogan duhet të përfshihet apo jo në këtë paketë.
Nën paralajmërimet kërcënuese të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund ndihmës ushtarake amerikane, Evropa është zotuar të rrisë në mënyrë dramatike shpenzimet e saj të mbrojtjes. Javën e kaluar, Komisioni Evropian propozoi një plan të quajtur “Riarmatimi i Evropës” (REARM Europe) që do t’u lejonte shteteve anëtare të “mblidhnin” deri në 150 miliardë euro për të rritur drejtpërdrejt shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Ndërsa në parim, plani ka marrë mbështetje unanime politike, detajet ende nuk janë finalizuar.
Një nga çështjet e pazgjidhura është nëse këto fonde duhet të shpenzohen apo jo për pajisje të prodhuara jashtë bllokut evropian, në vende të tilla si Turqia, për shembull.
Të enjten e kaluar, disa udhëheqës, duke përfshirë kancelarin gjerman Olaf Scholz thanë se nisma duhet të jetë e hapur për partnerët jashtë BE-së.
“Për ne është shumë e rëndësishme që projektet të mbështeten dhe të jenë të hapura edhe për vendet që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian por që bashkëpunojnë ngushtë me ne, si Britania e Madhe, Norvegjia, Zvicra apo Turqia,”- tha Scholz.
Megjithatë, presidenti francez Emmanuel Macron tha se shpenzimet duhet të jenë evropiane.
“Për të qenë në gjendje të plotësojmë boshllëqet që ekzistojnë në aftësitë kritike të mbrojtjes së Evropës, metoda është të identifikojmë sipërmarrësit më të mirë dhe bizneset më të mira që kemi,”- shtoi lideri francez.
Burime diplomatike nga Brukseli shprehin shqetësimin se nisma prej 150 miliardë eurosh euro rrezikon të devijohet për të njëjtën arsye që u shty edhe marrëveshja për Programin Industrial të Mbrojtjes Evropiane (EDIP). Zyrtarë të lartë të Komisionit Evropian, të cilët kanë për detyrë të hartojnë propozimin e detajuar që duhet të jetë gati brenda 10 ditëve të ardhshme, janë thirrur të punojnë ngushtë me Parisin, Berlinin dhe kryeqytetet e tjera për të siguruar që ky propozim të mos bllokohet kur të paraqitet për miratim nga vendet anëtare.
“Ka shumë punë që duhet bërë në këtë çështje. Kjo përplasje nuk ekzistonte një javë më parë dhe duhet të jetë gati për më pak se dy javë. Ndaj do duhet që të bëhen kompromise,”- tha një zyrtar i BE-së.
Sipas raportit, diplomatët evropianë kanë frikë, megjithatë, se kundërshtimet franceze do të prishin nismën e re të Komisionit./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente