Fshehën trupin e Faik Ajdinit/ Lihet në burg Skënder Ajdini, detyrim paraqitje për të birin
Faik Ajdini
GJIROKASTËR- Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg, Skënder Ajdinin. Ajdini nxiti Blerti Kanushin të qëllonte, Faik Ajdinin dhe më pas fshehu trupin. Nesër pritet të jepet masa edhe për autorin kryesor të ngjarjes, 23-vjeçarin Blerti Kanushi. Në gjykatë do të dalë nesër edhe bashkëshortja e Skënderit, Darovi Ajdini, 64 vjeçe. Ajo akuzohet për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga nenet 301 dhe 302 i Kodit Penal.
Si ndodhi ngjarja
Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre. 23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Ajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë pusi Faik Ajdinit ndërsa ai po shkonte drejt mjetit të tij për tu kthyer në Tepelenë. Dyshohet se në momentin e krimit edhe 71 vjeçari i arrestuar Skënder Ajdini ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët./ZËRI
Burimi