Fredi Beleri kërkon pafajësinë, Apeli i GJKKO vendos sot! SPAK kërkon 2 vite burg
👁2142
Fredi Beleri
TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit shpall sot në orën 13:00 vendimin për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Në seancën e sotme, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, kërkon pafajësi dhe lirimin e tij nga burgu. Ndërkohë që akuza, Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kërkon të mbetet në fuqi dënimi me 2 vite burg.
I zgjedhur nga votat e qytetarëve kryebashkiak i Himarës, Fredi Beleri është arrestuar që më datë 12 maj 2023. Ai akuzohet për veprën penale “korrupsion aktiv në zgjedhje, kryer në bashkëpunim”. Banorë të Himarës kanë thënë se atyre iu janë premtuar para, në këmbim të votës. Ai u prangos 48 orë para zgjedhjeve lokale të 14 majit./ZËRI
Burimi