FOTO-Kush është 25-vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babanë në pus

FOTO-Kush është 25-vjeçari që ndihmoi Esmerald Ballën të hidhte babanë në pus

Edison Brahaj

DURRËS- Personi në foto është Edison Brahaj, 25-vjeçari, i cili u arrestua si bashkëpunëtor në vrasjen e Enver Ballës, nga djali i këtij të fundit Esmerald Balla. Brahaj është shoku i ngushtë i Esmerald Ballës, i cili dyshohet se ka ndihmuar në transportimin e trupit të Enver Ballës drejt pusit, ndërkohë që në banesën e tij është gjetur një shumë parash.
Nuk dihet ende nëse 25-vjeçari e ka ndihmuar Esmerald Ballën kundrejt pagesës. Pas ngjarjes, djali i viktimës lau gjurmët e gjakut në makinë, theu kartën e telefonit të babait të tij, dhe celularin e hodhi në pus në mënyrë që të fshihte gjurmët.
Gjatë ditës së djeshme, pasi u vu në pranga nga Policia, Esmerald Balla pranoi se e kishte vrarë babanë në gjaknxehtësi e sipër, pasi sipas tij kishte zbuluar se 62-vjeçari kishte marrëdhënie me gra të tjera, kundrejt pagesës, duke prishur në këtë mënyrë kursimet që familja kishte, nga një biznes privat që kishin prej vitesh në zonën e Shënavlashit. Por hetuesit janë skeptikë për versionin e dhënë nga i riu, i cili ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.
Në telefonin e tij janë gjetur prova, se vetë 30-vjeçari kontaktonte eskorta luksi që gjenden në faqe online, dhe linte takime me to kundrejt pagesës. Kjo duket se është bërë shkak që ai të merrte fshehurazi para nga kasaforta që gjendjen në banesën e Enver Ballës, dhe më pas mes babait dhe djalit kanë nisur konfliktet. Ai e deklaroi të zhdukur babanë e tij, duke i çuar dhe një mesazh të vëllait, me shkrimin se ‘Enveri ishte larguar nga shtëpia, për të nisur një jetë të re me një grua tjetër’./ZËRI 
Burimi