![FOTO- Berisha thyen sërish arrestin e shtëpisë, bashkë me Metën presin “arkitektin” e neo-otomanizmit, Ahmet Davutoglu](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/foto-berisha-thyen-serish-arrestin-e-shtepise-bashke-me-meten-presin-arkitektin-e-neo-otomanizmit-ahmet-davutoglu_6683f55acc647.jpeg-730x440-lajmidites.com.webp)
FOTO- Berisha thyen sërish arrestin e shtëpisë, bashkë me Metën presin “arkitektin” e neo-otomanizmit, Ahmet Davutoglu
Sali Berisha
TIRANË-Kreu i demokratëve Sali Berisha, në arrest shtëpie, ka pritur në banesën e tij gjatë ditës së djeshme ish-kryeministrin turk, Ahmet Davutoglu. Vetë Berisha nuk ka bërë asnjë postim mbi pritjen e ish-homologut turk në shtëpinë e tij, për shkak edhe të vendimit të gjykatës që i ndalon takimet me të tjerët, ndërsa imazhet janë shpërndarë nga stafi i Davutogluse.
Mësohet se Davutoglu pati edhe një takim me ish-Presidenti Meta duke marrë pjesë në një aktivitet të organizuar nga Partia e Lirisë. Ahmet Davutoglu konsiderohet si arkitekti i idesë së Neo Otomanizmit të shprehur përmes librit të tij Thellësia Strategjike.
Kjo strategji u aplikua na Ballkan për të paktën një dekadë e gjysmë në rajon sa Erdogan dhe Davutoglu bashkëqeverisnin duke nxitur madje edhe krijimin e partive me rrënjë islamiste në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
Burimi