Forbes: Dy ditë pas atentatit, pasuria e Trump u rrit mbi 1 mld dollarë

Forbes: Dy ditë pas atentatit, pasuria e Trump u rrit mbi 1 mld dollarë

Donald Trump

SHBA-Vetëm dy ditë pas atentatit ndaj kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasuria e tij u rrit për më shumë se 1 miliard dollarë, shkruan revista presigjoze ‘Forbes‘. Mbi 1 miliard dollarë është shtuar në vlerën neto të Trump.
Trump ka një pasuri neto prej 6.6 miliardë dollarësh, që e rendit atë në mesin e 500 njerëzve më të pasur në botë, sipas vlerësimeve të fundit të Forbes. Pasuria e tij neto është rritur në më shumë se 8 miliardë dollarë, nga rreth 4.1 miliardë dollarë kur Trump Media doli në publik më 26 mars dhe çmimi i aksioneve të kompanisë arriti në 79.38 dollarë. Vlera e vlerësuar e Trump Media është midis 40 dhe 90 milionë dollarë.
Trump Media zotëron shumicën e aksioneve në operatorin e platformës së mediave sociale Truth Social, e cila u lançua pasi is-presidenti amerikan u ndalua të përdorë rrjetet sociale pas një rebelimi në Capitol Hill në 2021. Pjesa tjetër e aksioneve janë kryesisht në pronësi të investitorëve privatë. 
Trump ishte duke folur në një tubim më 13 korrik në Pensilvaninë perëndimore kur u dëgjuan disa të shtëna. Më vonë, ai tha se një plumb i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë./ZËRI
Burimi