‘Flakë në det’, SPAK çon për gjykim çështjen me 14 të pandehur, mes tyre edhe Gëzim Çelaj
Gëzim Çela
TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka mbyllur hetimet për operacionin “Flakë në det” dhe ka dërguar për gjykim 14 të pandehurit, Arlind Ismajlukaj, Nerim Çela, Armando Mema, Dritan Metaj, Ben Dalipaj, Besnik Brokeri, Alket Deda, Selami Lushkaj, Ksenofon Bodo, Kyrylo Ponomarenko, Kostiantyn Biellon, Armando Papa e Roland Guza, mes të cilëve dhe Gëzim Çelaj. Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Gëzim Çela, i njohur edhe si “baroni” i drogës, është ekstraduar në datën 7 Mars nga Kosova, ku u arrestua në fund të vitit 2023. Gëzim Çela prej 2006-ës ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë. Gjatë këtij operacioni, u arrestua për ndihmë ndaj tij, shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta.
Në momentin e arrestimit në 8 dhjetor 2023, 55-vjeçari ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Nga kontrollet e ushtruara atij iu gjetën karta identiteti si shtetas i Kosovës. Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari, ndërkohë që dyshohet se është ndihmuar nga shqiptarë të Kosovës, për t’iu fshehur kaq gjatë drejtësisë shqiptare. Gjithashtu Çela shfaqet më ndryshe dhe në pamjen e tij, ku dyshohet se ka kryer ndërhyrje estetike, në mënyrë që të mos identifikohej./ZËRI
Burimi