Felaj me ‘dorë të hekurt’, vendos masë disiplinore për disa deputetë të PD! Vokshit dhe Nokës u ‘mbyll gojën’
👁894
Pamje nga seanca
TIRANË- Dhurata Çupi, Ina Zhupa, Saimir Korreshi, Edmond Spaho dhe Isuf Çela kanë marrë masë disiplinore, vërejtje këtë të hënë në Kuvend. Këtë e ka bërë me dije nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj. Ndërsa deputetëve, Flamur Noka dhe Albana Vokshi u është hequr e drejta e fjalës në foltore për seancën e sotme. Sipas Felajt, kjo masë u mor pasi kanë ndërhyrë gjatë gjithë kohës kur po fliste ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kanë cënuar deri dhe nderin dhe dinjitetin e një kolegu./ZËRI
Burimi