FBI: Të shtënat ishin atentat kundër ish-presidentit Trump
👁1482
FBI
SHBA- Atentat ndaj ish-Presidentit e ka cilësuar FBI sulmin e rëndë ndaj Donald Trump disa orë më parë. Ish-Presidenti mbeti i plagosur në njërin vesh ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. FBI nuk ka dhënë më shumë detaje në një konferencë për shtyp. Sipas Byrosë Kombëtare të Hetimit vijojnë hetimet për zbardhjen e plote të ngjarjes.
“Këtë mbrëmje, ne patëm atë që ne e quajmë një atentat kundër ish-presidentit tonë Donald Trump. Është ende një skenë aktive krimi,” tha Kevin Rojek, agjenti special i ngarkuar me zyrën në terren të FBI-së në Pittsburgh, duke folur në një konferencë shtypi në Butler, Pensilvani./ZËRI
Burimi