Farage: BE dhe NATO shkaktuan luftë në Ukrainë

Farage: BE dhe NATO shkaktuan luftë në Ukrainë

Nigel Farage

Kreu i Partisë së ekstremit të djathtë Reforma në Britaninë e Madhe, Nigel Farage, duke folur në emisionin Panorama të BBC-së, fajësoi BE-në dhe NATO-n për luftën në Ukrainë. Farage tha se BE dhe NATO kishin “shkaktuar” pushtimin e Rusisë në Ukrainë duke u zgjeruar drejt lindjes.
“Nuk më pëlqen personalisht Putini, por e admiroj trajtimin e tij të disa çështjeve politik. Putini pushtoi Ukrainën. Unë u ngrita në Parlamentin Evropian në vitin 2014 dhe thashë: “Do të ketë një luftë në Ukrainë”. Pse e thashë këtë? Ishte e qartë për mua se zgjerimi gjithnjë në lindje i NATO-s dhe Bashkimit Evropian i dha këtij njeriu një arsye … për të thënë: “Ata po vijnë përsëri për ne” dhe të shkojnë në luftë”, tha ai.
“Ne e shkaktuam këtë luftë. Sigurisht që është faji i tij, ai përdori atë që bëmë si justifikim. Farage është akuzuar prej kohësh nga partitë Konservatore, Laburiste dhe Lib Dem se ka “admiruar” Vladimir Putinin, ndërsa kryeministri britanik Rishi Sunak ka thënë se është “qesharake” të fajësosh Perëndimin për pushtimin “ilegal dhe të paprovokuar” të Rusisë në Ukrainë./ZËRI
Burimi