EMRAT+VIDEO/ Zbardhet djegia e makinës së efektivit në Lezhë! Pranga dy autorëve, Policia: Ndodhi për shkak të detyrës

EMRAT+VIDEO/ Zbardhet djegia e makinës së efektivit në Lezhë! Pranga dy autorëve, Policia: Ndodhi për shkak të detyrës

Momenti kur largohen

LEZHË- Zbardhet ngjarja e regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në Lezhë, ku makina e një efektivi policie shpërtheu në flakë. Raportohet se në pranga kanë rënë dy autorët, të identifikuar si Klaudio Gjokhilaj, 24 vjeç dhe Klaudio Kovaçi 22 vjeç, të dy banues në Lezhë. Këta persona, sipas Policisë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur makinën e efektivit për shkak të detyrës. 

NJOFTIMI I POLICISË:
Lezhë/ Zbardhet shkaku i djegies së automjetit të punonjësit të Policisë. Në vijim të hetimeve, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, bazuar në provat e siguruara, dokumentoi me prova ligjore djegien e qëllimshme të automjetit. Policia e Lezhës identifikoi, kapi dhe arrestoi dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Nga hetimet dyshohet se djegia e automjetit është bërë për shkak të detyrës. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Lezhë nën drejtimin e Prokurorisë, vijuan hetimet e thelluara për zbardhjen e shkakut të përfshirjes nga zjarri të automjetit të shtetasit R. Z., oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi, në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Si rezultat i hetimeve dhe provave të siguruara gjatë hetimit në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar dhe në inteligjencën policore u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – K. Gj., 24 vjeç dhe K.K., 22 vjeç, të dy banues në Lezhë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mëngjesin e sotëm, dyshohet se për shkak të detyrës, i kanë djegur automjetin shtetasit R. Z., me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente