EMRAT/ Identifikohet 45-vjeçari që dogji bashkëshorten me benzinë
👁15010
Foto Ilustruese
KORÇË- Bledar Trëndafili është 45-vjeçari që leu bashkëshorten e tij me benzinë këtë pasdite. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr.2 të Korçës. Dyshja jetonin të ndarë pasi ishin në proces divorci dhe Trëndafili është paraqitur në banesën ku jetonte 31-vjeçarja Melisa Trëndafili dhe pasnjë debati me të, e ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën.
Ai është arratisur mënjëherë nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur në kërkim. Ndërsa, 31-vjeçarja është paraqitur në spitalin e Korçës me djegie të shumta në trup. Ajo pritet të niset drejt Tiranës.
Burimi