Ekzekutimi i Dorjan Shkozës/ Dumani rrëfen atentatin: Makinën ia mora Florenc Çapjas, Asllan Plaku më lajmëroi…

Ekzekutimi i Dorjan Shkozës/ Dumani rrëfen atentatin: Makinën ia mora Florenc Çapjas, Asllan Plaku më lajmëroi…

Ekzekutimi i Dorjan Shkozës/ Dumani rrëfen atentatin: Makinën ia

Nuredin Dumani

TIRANË- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani vijon rrëfimin e tij në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Dumani ka rrëfyer si realizoi atentatin ndaj Dorian Shkozës në vitin 2020 në Durrës. I penduari i drejtësisë tha se makina që përdori për ekzekutimin e Shkozës ia mori hua Florenc Çapjes dhe më pas e dogji. Ndërsa, Çapja e mësoi ngjarjen përmes lajmeve, kur pa makinën e djegur.

“I kam treguar Erjon Alibej që Eljo Bitri do ishte gjuajtësi i Dorjan Shkozës. Eljo Bitri nuk e ka pas takuar Alibejn më përpara. Florenc Çapja më dha makinën që përdora në vrasjen e Dorian Shkozës. Te ‘Bishti Zhurit’ ma dha. Ia kërkova hua. Ishte një “Benz blu” i errët ose i zi. Ishte pa xhama të zinj. I thashë Florenc Çapjas që më duhej makina për atentat, po jo për kë. Ai e pa në televizor ngjarjen kur u gjet makina e djegur. Më shkruajti në aplikacionin Sky Eç. Me Çapjan kam folur disa herë në Sky. Për herë të fundit kam folur kur u plagos Ardjan Çapja. Pas kësaj ngjarjeje”, tha Dumani.

Më tej, ai tregoi edhe sesi veproi para atentatit. Dumani rrëfeu se për vrasjen komunikoi me Asllan Plakun, i cili i tregoi detaje rreth veprimeve të Shkozës. Ai tha se ishte Plaku, që e lajmëroi se u largua nga servisi.

“Gjysmë ore para ngjarjes u ula te një kafe “Kafe Mevlani” rreth 100 metra nga vendi ku u bë vrasja. Ishte dhe Anxhelo Avdia aty, por pastaj iku. Nga kafja, kur del te rruga, duket servisi i Dorian Shkozës. Servisi nga vendndgjarja është rreth 100-200 metra larg. Në krahun e majtë është servisi dhe kafja. Shtëpia ime është afër me servisin e Shkozës. Më tha Asllan Plaku që Dorian Shkoza u shkëput për një moment nga servisi. Me Plakun komunikonim me telefon të thjeshtë. Te vendi i quajtur “Valuta” blemë 3 telefona, Klevisi ose Asllani i bleu, nuk më kujtohet saktë. 200-300 euro i dhashë. Telefonat u blenë në mënyrë që të komunikonim për Dorian Shkozën. Me Henrikun për këte ngjarje flisja në Sky, dhe me Eljon. Eljo dhe Henriku ishin të dy bashkë”, dëshmoi ai./ZËRI

Burimi