Ekstradohet nga SHBA ish-oficer i Policisë Gjyqësore

Ekstradohet nga SHBA ish-oficer i Policisë Gjyqësore

Ekstradohet nga SHBA ish-oficer i Policisë Gjyqësore

Pamjet nga aksioni

TIRANË– Fatbardh Lala, 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Tiranës, është arrestuar dhe ekstraduar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Lala ishte në kërkim ndërkombëtar nga GJKKO, për akuzat e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror.

Ekstradimi i tij u krye sot, rreth orës 15:00, si rezultat i një operacioni të koordinuar mes agjencive shqiptare dhe amerikane, pas disa muajsh hetime dhe përpjekje për lokalizimin e tij. Lala akuzohet se ka kryer korrupsion dhe ka zbuluar të dhëna që përbëjnë secret kundrejt ryshfetit. Sipas SPAK, ai ka marrë 50 mijë lekë të reja për të ndërhyrë tek prokurori dhe gjyqtari me qëllim shmangien e dënimit të Ermir Llagaçit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Policia e Shtetit

Realizohet një tjetër operacion i suksesshëm ekstradimi, me partnerët ligjzbatues të SHBA-ve. Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në koordinim me Prokurorinë Speciale (SPAK) dhe Agjencinë Federale DSS/OCIU, prezente në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, ka arritur të lokalizojë dhe arrestojë në Shtetet e Bashkuara, një shtetas shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, me urdhër arresti nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), për t’u përballur me akuzat dhe sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Shtetasi shqiptar F. L., 56 vjeç, ish-oficer i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ishte në kërkim në Shqipëri, për vepra penale në fushën e korrupsionit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror. Shtetasi F. L. u ekstradua rreth orës 15:00 të ditës së sotme. Ky operacion për lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e këtij shtetasi ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta disamujore, ndërmjet agjencive ligjzbatuese shqiptare dhe atyre amerikane.

Policia e Shtetit falënderon partnerët ndërkombëtarë të agjencive federale amerikane DSS dhe ICE-ERO, për të gjithë punën dhe përkushtimin maksimal në këtë operacion ekstradimi/deportimi./ZËRI

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente