Efektivi i policisë humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, i bëhet testi i alkoolit
Foto ilustruese
SARANDË- Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të entjeje në Sarandë, ku një punonjës policie ka humbur kontrollin e makinës dhe ka dalë nga rruga.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor “Sarandë-Krane” ku punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar makinën e Policisë tip “Land Rover” doli nga rruga.
Atij iu bë testi i alkoolit, nga ky rezultonte që nuk kishte konsumuar.
“Në aksin rrugor “Sarandë-Krane”, punonjësi i Stacionit të Policisë Livadhja, inspektor D. M., duke drejtuar automjetin e Policisë tip “Land Rover”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga kryerja e testit të alkoolit, punonjësi i Policisë rezultoi 0.00 mg/l. Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Burimi