
E zhdukur prej 14 marsit! Ambasada e Shqipërisë në Paris jep lajmin: 15-vjeçarja është rikthyer te familja

Merina Syla
FRANCË-Ambasada e Shqipërisë në Paris njoftoi se 15-vjeçarja shqiptare nga Kosova, Merina Syla e zhdukur pa gjurmë tre ditë më parë, është rikthyer te familja e saj. Zhdukja e shqiptares alarmoi autoritetet franceze.
NJOFTIMI:
Pas interesimit nga media dhe publiku, Ambasada e Shqipërisë në Francë sqaron se, sot në mëngjes, menjëherë sapo është informuar nga të afërm të personit, Ambasada e Shqipërisë është mobilizuar dhe angazhuar për rastin e shtesases franceze me origjinë nga Republika e Kosovës, me banim në Strasburg të Francës, Merina Syla (15 vjeç), e cila kishte humbur kontaktet me familjen që prej datës 14 mars. Pas bashkëpunimit të Ambasadës me autoritetet policisë franceze dhe familjen e vajzës dhe verifikime dhe ndjekjes në terren, njoftojmë se Merina Syla është rikthyer në shtëpi pranë familjarëve të saj dhe gëzon shëndet të mirë. Në emër të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasada e Shqipërisë në Francë, falenderon autoritetet franceze dhe familjarët dhe të afërmit e vajzës për gatishmërinë dhe bashkëpunimin.
Merina Syla, e cila jeton në Strasbourg, Francë, humbi kontaktet me familjen që prej 14 marsit. Sipas familjarëve, ajo ishte përballur me dhunë dhe bullizëm nga bashkëmoshatarët e saj në shkollë, dhe që atëherë nuk kishin asnjë informacion asgjë për vendndodhjen e saj. Familjarët të shqetësuar kërkuan ndihmën e komunitetit shqiptar për ta gjetur sa më shpejt, pasi dyshonin se jeta e saj mund të ishte në rrezik./ZËRI