E RËNDË/ Një qytetar tenton t’i japë fund jetës para SPAK, kërkonte takim me Dumanin (FOTO)
QYTETARI
TIRANË- Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të marte në Tiranë, ku një qytetar nga Lezha, i identifikuar me inicialet P.T ka tentuar ti japë fund jetës para dyerve të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Raportohet se ai ka pirë fotoksinë.
Pas ngjarjes ai është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë bëhet me dije se qytetari ka kërkuar që të takojë kreun e SPAK, Altin Dumani. Nuk dihen ende arsyet e gjendjes së rënduar psikologjike të burrit, ndërsa institucionet kanë nisur verifikimet e nevojshme për të zbuluar nëse personi në fjalë vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.07.2024, në rrugën “Panorama”, përballë godinës së Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, shtetasi P. T., 63 vjeç, dyshohet se ka konsumuar fostoksinë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /ZËRI
Burimi