E rëndë në Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e mitur, arrestohet babai

E rëndë në Tiranë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e mitur, arrestohet babai

Foto ilustruese

TIRANË- Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tij të mitur.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin S. Z., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht djalin e tyre të mitur”, njofton Policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore.
Burimi