E rëndë në Maliq, i moshuari tenton të përdhunojë 9-vjeçaren te këndi i lojërave, ndalohet nga një vajzë më e rritur

E rëndë në Maliq, i moshuari tenton të përdhunojë 9-vjeçaren te këndi i lojërave, ndalohet nga një vajzë më e rritur

Foto ilustruese

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, ku një 71-vjeçar, ka tentuar të përdhunojë një vajzë 9-vjeçare në parkun e lojërave. Sipas informacioneve të para, i moshuari Pëllumb Lamçe ka zhveshur 9-vjeçaren me qëllim për të kryer marrëdhënie seksuale me të.
E mitura u shpëtua nga një vajzë tjetër më e rritur, e cila sapo e pa ngjarjen ka ndërhyrë menjëherë. Më pas babai i vajzës e ka denoncuar rastin në polici dhe efektivët e arrestuan të moshuarin. 
Sipas vajzës së rritur, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur. Ajo tha se ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ndërhyu në këto momente dhe e shpëtoi atë.

“Ishte mesditë rreth orës 13:30, pashë nga larg një situatë të sikletëshme.
Ai kishte shkuar në këndin e lojërave në shkollën e fshatit dhe kishte marrë me vete edhe vajzën e mitur.
Të dy i njoh se janë banorë të fshatit, shkoj menjëherë aty për të parë çfarë po ndodhte sepse nga larg nuk isha shumë e sigurt.
Kur shkoj aty pashë tmerr me sy, të moshuarin e pashë gjysmë të zhveshur edhe vajzën gjithashtu. Ishte gati për të kryer marrdhënie seksuale, po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes, unë nuk e lashë, e mora vajzën direkt. Shyqyr që nuk ndodhi asgjë, vajza është shumë mirë përveç se ka pësuar traumë nga ngjarja.
71 vjeçarin e goditi dy herë me grusht edhe një banor tjetër pasi mësoi për ngjarjen”, tha dëshmitarja.
Banorët e zonës thanë se 71-vjeçari është i martuar ka dy fëmijë, por ata jetojnë jashtë vendit dhe ai jetonte i vetëm në shtëpi. /ZËRI
 
Burimi