E rëndë në Londër/ Vriten me hark gruaja dhe vajza e komentatorit sportiv të BBC, Policia në kërkim të autorit
John Hunt
BRITANI E MADHE- Policia britanike është vendosur në kërkim të vrasësit të tre grave. Në kërkim është shpallur një 26-vjeçar, i cili është identifikuar si Kyle Clifford. Viktimat janë identifikuar si 61-vjeçarja Carol Hunt, gruaja e komentatorit të radios “BBC Racing”, John Hunt, dhe dy nga vajzat e tyre, 25 dhe 28 vjeç.
Kyle Clifford
Tre gratë u gjetën të vrara me hark, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur të martën kur komentatori është kthyer në shtëpi dhe i ka gjetur të lidhura dhe pa shenja jete të shoqen dhe vajzat e tij. Sipas mediave britanike, autori është ish i dashuri i njërës prej vajzave, megjithatë ky informacion mbetet që të konfirmohet zyrtarisht nga Policia.
Një tjetër detaj që bie në sy nga krimi, është fakti që të treja viktima ishin lidhur fillimisht, e më pas ishin qëlluar me shigjetë në distancë të afërt; një mënyrë e re vrasjeje që po bëhet “popullore” në Mbretërinë e Bashkuar. Ndërkohë që kërkimet vazhdojnë për kapjen e autorit, Policia ka shpërndarë foton e tij për të marrë informacione lidhur me vendndodhjen e tij nga qytetarët, të cilët i paralajmërojnë që të mos i afrohen pasi me shumë gjasa është ende i armatosur./ZËRI
Burimi