E rëndë në Korçë/ 56-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajza 7 dhe 8 vjeçe teksa po luanin në lulishten e qytetit

E rëndë në Korçë/ 56-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajza 7 dhe 8 vjeçe teksa po luanin në lulishten e qytetit

Foto ilustruese

KORÇË- Policia e Korçës ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi tentoi të kryejë veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura që po luanin në një lulishte. Sipas efektivëve, vajzat janë të moshës 7 dhe 8 vjeçe dhe njëra prej tyre dëshmoi se N. Zhobro tentoi ta prekë në pjesë të trupit.
Ngjarja ndodhi në lulishten Shën Maria në Korçë. Mësohet se 56-vjeçari është denoncuar edhe më parë për raste të së njëjtës vepër penale.
Ai u arrestua pasi u denoncua nga prindërit e dy vajzave të mitura. Pritet që gjatë seancës në gjykatë, të dalin detaje të reja nga lidhur me hetimin e policisë.

Një ngjarje tjetër tronditëse ndodhi në Maliq disa ditë më parë, ku 71-vjeçari Pëllumb Lamçe tentoi të përdhunojë një vajzë 9 vjeçe. E mitura u shpëtua nga një vajzë tjetër më e rritur, e cila sapo e pa ngjarjen ka ndërhyrë menjëherë. Më pas babai i vajzës e ka denoncuar rastin në polici dhe efektivët e arrestuan të moshuarin. Sipas vajzës së rritur, ai e kishte marrë të miturën me vete dhe në momentin që ajo afrohet pranë tyre i sheh gjysme të zhveshur. Ajo tha se ai po e tërhiqte vajzën e mitur drejt vetes dhe ajo ndërhyu në këtë moment dhe e shpëtoi atë. /ZËRI
 
Burimi