
E rëndë! 4-vjeçarja rrëzohet në shkallët elektrike të një qendre tregtare në Tiranë, dërgohet në spital
👁7569
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË- Një vajzë e mitur, është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, të një qendre tregtare në rrugën “Murat Toptani”. 4-vjeçarja është dërguar në spital për shkak të plagëve të marra, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.09.2024, rreth orës 11:15, në një qendër tregtare në rrugën “Murat Toptani”, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në hapësirën midis shkallëve elektrike të katit të 3-të, një e mitur 4 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Burimi