Dyshimet dhe polemikat për sigurinë pas sulmit ndaj Trump: Pse nuk e ndaluan?
Donald Trump
SHBA- Si mundi Thomas Matthew Crooks, 20-vjeçari që tentoi të vriste Donald Trump, të pozicionohej i pashqetësuar në një çati disa qindra metra larg tubimit të ish-presidentit amerikan? Pse nuk u ndal, pavarësisht se disa video e shfaqin qartë atë duke marrë në shenjë para se të qëllonte? Këto janë disa nga pyetjet që autoritetet do të përpiqen t’i përgjigjen në orët në vijim.
Katër rrathët e një sulmi me një objektiv primar në qendër: Donald Trump!
Rrethi i parë: para ngjarjes
Shërbimi Sekret ka detyrën e vështirë për të mbrojtur presidentin, zonjën e parë dhe disa personalitete, përfshirë edhe kandidatin sfidues të presidentit. Të gjithëve u është caktuar një emër i koduar: “Celtic” – në të kaluarën – për Biden, “Pioneer” për Kamala Harris dhe “Mogul” i rezervuar për Trump. Nuk e dimë nëse këto janë emrat aktualë. Mbrojtja fillon shumë përpara një ngjarjeje publike, si p.sh. një tubim apo turmë. Në këtë rast do të shohim nëse gjuajtësi kishte lëshuar ndonjë sinjal para se të kryente aktin.
Rrethi i dytë: pse nuk u ndalua sulmuesi?
Në zonën e takimit, Shërbimi Sekret vendos gjithmonë ekipin e “kundërsnajper” (për t’iu përgjigjur një snajperi). Orët e fundit janë ngritur polemika për mungesën e vëzhgimit të zonës përreth podiumit. Shumë ekspertë – ish-zyrtarë – nënvizuan se ishte i nevojshëm një “pastrim” i zonës para mitingut. Mbetet për t’u kuptuar nëse ka pasur mungesë koordinimi mes njësive vendore dhe Shërbimit Sekret. Nuk është ende e qartë se si sulmuesi arriti të hipte në çati pa u parë. Dikush nga turma e vuri re praninë e tij dhe kishte lajmëruar disa policë, por ishte vonë.
Një person i intervistuar nga BBC tha se ai pa personin e armatosur dhe u përpoq pa sukses të lajmëronte policinë dhe shërbimet sekrete.
“Ne vumë re djaloshin duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës pranë nesh, 15 metra larg. Ai kishte një pushkë, shihej qartë një pushkë. Pse nuk ka shërbime sekrete në të gjitha këto çati?” Nuk është një vend i madh. Është një gabim sigurie, 100% një gabim sigurie,”- tha Greg Smith.
Rrethi i katërt: kohët e vështira të Shërbimit Sekret
Shërbimi Sekret ka kaluar periudha të vështira dhe nën presidentë të ndryshëm. Që nga viti 2022, ai drejtohet nga Kimberly Chetley, një veterane me 28 vjet në shërbim dhe një stazh në Pepsi Cola. Ishte ajo që evakuoi Dick Cheney-n në orët tragjike të 11 shtatorit 2001 dhe më vonë u kujdes për Joe Biden kur ai mbante postin e zëvendëspresidentit. Megjithatë, në krye të sektorit operacional është Cynthia Sjoberg Radway, një nga shumë gra që i janë bashkuar departamentit. Po flasim për një agjenci që ka burime, përdor mjete speciale (mendoni Bishën, limuzinën super të blinduar), ka 150 degë dhe ka 7 mijë zyrtarë, por që nuk mund të bëjë qoftë edhe një gabim./ZËRI
Marrë nga Corriere della Sera
Burimi