Dy javë nga viti i ri shkollor, nis shpërndarja e librave falas për arsimin bazë dhe të mesëm

Dy javë nga viti i ri shkollor, nis shpërndarja e librave falas për arsimin bazë dhe të mesëm

shperndarja e librave

TIRANË- Kur na ndajnë më pak se dy javë nga nisja e sezonit të ri shkollor, nxënësit e arsimit bazë dhe atij të mesëm kanë nisur tërheqjen e librave nga shkolla, të cilët do të jenë falas.
Më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm do t’i përfitojnë falas librat për vitin e ri shkollor, ndërsa lajmi është bërëi ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga ana e kryeministrit Edi Rama.
Fillimisht nisma për librat falas është aplikuar për nxënësit e arsimit bazë, ndërsa tashmë përfitues do të jenë edhe gjimnazistët.
“Mirëmëngjes dhe me fillimin e shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për më shumë se 238 mijë nxënës të arsimit bazë dhe atij të mesëm, një mbështetje e drejtpërdrejtë për familjet në prag të vitit të ri shkollor, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Viti i ri mësimor në të gjitha shkollat e arsimit parauniversitar në vend, qofshin këto publike apo private, do të nisë zyrtarisht në datën 9 shtator. Për secilin cikël të arsimit parauniversitar është detajuar struktura e plotë e vitit të ri shkollor, me periudhat në të cilat do të zhvillohet mësim, periudhat e pushimeve, si dhe afatet kur do të zhvillohen provimet kombëtare.
Sa i takon arsimit bazë, bëhet e ditur së viti shkollor do të nisë në datën 9 shtator të vitit 2024, për të përfunduar më 13 qershor të vitit të ardhshëm. Nxënësit e arsimit të detyruar 9-vjeçar do të kenë dy periudha pushimesh. Periudha e parë e pushimeve do të jetë në fundvit, ndërsa përudha e dytë do të jetë në javën e parë të muajit prill./ZËRI 
Burimi