Dy javë më parë u lirua nga burgu, kush është Premtim Gashi, viktima e përplasjes me armë në Kosovë. Poshtë trupit iu gjet kallashnikov

Dy javë më parë u lirua nga burgu, kush është Premtim Gashi, viktima e përplasjes me armë në Kosovë. Poshtë trupit iu gjet kallashnikov

Premtim Gashi

PRISHTINË- Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Prishtinë, ku dy fise, Sekiraqët dhe Capat, u përplasen me armë zjarri. Nga kjo përplasje mbeti i vdekur Premtim Gashi i familjes së “Capave”. Bëhet me dije se viktima ishte liruar me kusht nga burgu 2 javë më parë, pasi ishte dënuar për një plagosje që ndodhi në vitin 2023.
Poshtë trupit të viktimës, autoritetet e policisë në Kosovë kanë gjetur edhe një kallashnikov, të cilin dyshohet se e përdori gjatë përplasjes me armë.
Nga videot e postuara në rrjetet sociale, skena e sulmit duket si në filma, Premtim Gashi është i shtrirë përtokë dhe 3 persona e kanë rrethuar me armë zjarri.

Nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, Salih Sekiraqa, 47-vjeçar.
Bashkë me Sekiraqën, nga arma e zjarrit u plagosën edhe Korab Gashi (vëllai i Premtimit), Robert Llumnica (29-vjeçar), Fatos Abazi (35-vjeçar) dhe Valdrin Ademi (21-vjeçar).
Në gjëndje më të rëndë shëndetësore janë Llumnica dhe Ademi. /ZËRI
 
Burimi