Dubai e la të lirë, por u kthye në Shqipëri, gabimi që i kushtoi lirinë Marklen Hakës

Dubai e la të lirë, por u kthye në Shqipëri, gabimi që i kushtoi lirinë Marklen Hakës

Marklen Haka

NIKËL- Marklen Haka, i cili u arrestua sot nga policia në kuadër të operacionit “Revanshi”, u arrestua më parë në Dubai më 31 korrik. Ai akuzohej për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje. Pas kësaj, ai dyshohet se erdhi ilegalisht në Shqipëri nga Kosova. Por, ende nuk dihet arsyeja pse ai është kthyer në Shqipëri.
Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe i ka shpëtuar dy atentateve, një në vitin 2019 dhe një në vitin 2022. Në qershor të viti 2022 Haka shpëtoi mrekullisht nga një breshëri plumbash, vetëm njëri prej tyre e kapi rikoshet në nofull.

Më 12 shtator të vitit 2018, Mariglen Haka u arrestua bashkë me të atin e dy persona të tjerë përfunduan në Polici. Policia arriti të gjente vetëm disa armë pa leje. Në lidhje me këtë arrestim, Haka u dënua me 1 vit heqje lirie. Dënimin që e përfundoi në korrik të 2019. Dy muaj më pas e plagosën, ndërsa mbeti e vrarë halla e tij, 50- vjeçarja Shpresa Basha. Po ashtu, Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën.
Por miqësia nuk do të zgjaste shumë dhe u kthye në urrejtje dhe armiqësi. Në përgjimët e ‘Sky ECC’ prokurori zbuloi rolin e Marklën Hakës në eliminim e Durim Bami. Përgjimet zbuluan se i interesuar për vrasjën e Durimit ishte pikërisht Arben Ndoka. /ZËRI
Burimi