Dubai e la të lirë, por u kthye në Shqipëri, gabimi që i kushtoi lirinë Marklen Hakës
Marklen Haka
NIKËL- Marklen Haka u arrestua sot nga një operacion blic i policisë në Nikël. Dyshohet se ai ishte kthyer para tre muaj nga Dubai dhe ka hyrë ilegalisht në Shqipëri nga Kosova. Ai ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Revanshi”. Haka akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Durim Bamit, pjesëmarrje në grup kriminal dhe armëmbajtje pa leje.
Por kush është Marklen Haka?
Marklen Haka është pjesë e “Bandës së Niklës” dhe në shtator të vitit 2019 i ka shpëtuar një atentati në derë të shtëpisë së tij, ku mbeti e vdekur halla e tij, Shpresa Basha, ndërsa Marklen Haka mbeti i plagosur. Në janar të vitit 2022 ai u arrestua nga RENEA-s pas një operacioni, kun ë pranga ranë edhe 19 të tjerë, por ai u lirua sërish. Haka është bërë i njohur për drejtësinë që në moshën 20-vjeçare, i cili dyshohej për vrasje. Ai u arrestua më 29 qershor të vitit 2011, i dyshuar nga Prokuroria e Tiranës si autori i vrasjes së biznesmenit Nadien Zenelit mbrëmjen e 13 qershorit të po atij viti, në një nga baret tek ish-Blloku në kryeqytet.
I shoqëruar pas ngjarjes, i arrestuari Mariglen Haka ka mohuar vrasjen dhe ka pohuar se nuk ka qenë në Tiranë ditën e ngjarjes. Megjithatë, Haka u la i lirë pas disa muajsh, pasi nuk u arrit t’i faktohej vepra penale, për të cilën ishte arrestuar dhe Prokuroria nuk kishte prova të mjaftueshme për ta shpallur të fajshëm. Dyshohej se Markleni vrau Nadien Zenelin në shenjë hakmarrjeje për ekzekutimin e vëllait të tij, Rolandit, kur ai ishte 13 vjeç. Dyshimet e familjes binin pikërisht mbi Nadien Zenelin, të cilin familja Haka e akuzoi se kishte prerë në besë, edhe pse për disa vite ai ka pasur lidhje krushqie me familjen në fjalë. Viktima e vrasjes në Bllok, Nadien Zeneli, ka qenë i martuar me kushërirën e të dyshuarit, me të cilën ishte i divorcuar. Megjithatë nuk kishte prova të mjaftushme.
Mirëpo, Haka u arrestua sërish më 12 shtator të vitit 2018, bashkë me të atin, pasi akuzohej për armëmbajtje pa leje. Ai u dënua me 1 vit heqje lirie dhe doli nga burgu në vitin 2019. Pas dy muajsh atë e plagosën. Po ashtu, Haka njihej për miqësinë me Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, i cili e transportoi të plagosur në spital në 2019-ën. /ZËRI
Burimi