Drejtimi i QSUT-së, Rama: Do të angazhojmë një grup menaxherësh të huaj

Drejtimi i QSUT-së, Rama: Do të angazhojmë një grup menaxherësh të huaj

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, në takimin me drejtuesit e spitaleve, tha se një grup menaxherësh të huaj do të asistojnë drejtuesit e QSUT-së, për të bërë kalimin drejt kapitullit për autonominë spitalore.
“Do të angazhojmë një grup menaxherësh të huaj, që të asistojnë nga afër drejtuese e re të QSUT, dhe qendrave të tjera, që të hapim së shpejti kapitullin e ri të autonomisë spitalore, që kjo qendër do të duhet ta ketë, dhe kësaj qendre duhet ti japë të gjithë fleksibilitetin, që ti shpërblejë mjekët sipas meritës.
Veprimtaria kriminale e atij grupi keqbërësish, njësoj si historia e Tixhes, nuk e hedh përpjekjen tonë për ta transformuar sistemin shëndetësor. Kjo që po ndodh na bën më të vetëvijshëm për gjërat që duhen bërë akoma. Por nëse ka një shembull është kantieri i transformimit të QSUT në dekadën e fundit”, u shpreh Rama. 
Gjatë fjalës së tij, Rama iu bëri thirrje gjykatësve që “mos e hanë turpin me ryshfet” dhe të hetojnë deri në fund skandalin.
“Drejtësia e bëri punën e vet. Përgëzoj prokurorët dhe i bëj thirrje gjykatësve që mos lejojnë që relativizimin dhe banalizimin e asaj veprimtarie kriminale, siç ka ndodhur kur gjykatës të caktuar e kanë ngrënë turpin me ryshfet dhe kanë nxjerrë të lirë edhe vrasës që duhet të ishin brenda sot e gjith ditën. Ndërsa ne duhet dhe do të vazhdojmë punën tonë, jo vetëm me masat që paralajmëroi ministrja Koçiu”, tha Rama.
/ZËRI 
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente