‘Do kisha vdekur’, Edona Bilali rrëfen betejen me kancerin e gjirit: U diagnostikova në kohë!
Edona Bilali
TIRANË- Deputetja e Partisë Socialiste, Edona Bilali ka treguar historinë personale të diagnostikimit me kancer gjiri. Gjatë fjalës së saj në Komisonin Hetimor për koncensionet e “Sterilizimit” dhe “Check-up”, duke mbrojtur koncensionin ajo u ndal tek rasti personal, ku u shpreh se falë diagnostikimit në kohë ajo fitoi betejen me sëmundjen e rëndë dhe sot ndihet mirë. Sipas Bilalit, nëse nuk do të ishte ky shërbim atëherë ajo me shumë mundësi nuk do të ishte diagnostikuar në kohë dhe madje mund dhe të kishte vdekur.
Edona Bilali: Unë e marr vesh, diagnostikohem dhe shkoj bëj mamografinë, diagnostikohem në fazë të hershme. Menjëherë shkoj në spital dhe shtrohem. Ky shtrim sipas jush, i çon kosto buxhetit të shtetit, ndërkohë po të mos ishte kjo kontratë në fuqi unë do të diagnostikohesha shumë vonë dhe do të kisha kryer punë për këtë jetë dhe këtë botë dhe do i kisha kursyer lekë buxhetit të shtetit. Mos të ishte ky shërbim unë do të kisha vdekur fare./ZËRI
Burimi