Dita e tretë radhazi! Veliaj sërish në GJKKO, Apeli vendos sot për kryebashkiakun

Dita e tretë radhazi! Veliaj sërish në GJKKO, Apeli vendos sot për kryebashkiakun

Dita e tretë radhazi! Veliaj sërish në GJKKO, Apeli vendos sot

Erion Veliaj

TIRANË-Pas dy seancave radhazi në Apelin e GJKKO, sot në 10:00 pritet të shpallet vendimi për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, i cili kërkon lirinë nga burgu. Veliaj kërkon masë më të lehtë sigurie kundrejt garancisë pasurore. Vendimi do të jepet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Në pritje të një vendimi është edhe biznesmeni Elman Abule, i cili njejtë si Veliaj ndodhet në masën arrest me burg. Edhe Abule ka ofruar garanci pasurore për lirinë e tij nga qelia e paraburgimit. Ndërkohë në pritje të një vendimi janë edhe 3 biznesmenët të tjerë të akuzuar për korrupsion në këtë çështje, të cilët kanë ankimuar masën e sigurisë. Ndryshim të masës së sigurisë kanë kërkuar Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, të cilët aktualisht janë në “detyrim paraqitje”.

 

Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente