Dita 3 e takimeve- Lista e kandidatëve për deputet të PS në ‘duart’ e Ramës, kush do të garojë më 11 Maj

Dita 3 e takimeve- Lista e kandidatëve për deputet të PS në ‘duart’ e Ramës, kush do të garojë më 11 Maj

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot takimet me drejtuesit politikë të qarqeve për të diskutuar rreth emrave të kandidatëve për deputetë të PS në zgjedhjet e 11 majit. Takimi në Vilën Qeveritare nr. 30 zgjati rreth 5 orë, ku Rama diskutoi në mënyrë individuale me çdo drejtues politik të qarqeve. 
Kreu i qeverisë zhvilloi bisedime me Blendi Klosin, drejtuesi politik i qarkut të Dibrës, Mirela Kumbaron, drejtuesja politike e qarkur të Gjirokastrës, Ulsi Manjën, drejtues politik i qarkut të Lezhës dhe Emirjana Sako, drejtuese politike e qarkut të Durrësit. I pranishëm ka qenë edhe Benet Becit, drejtuesi politik i qarkut të Shkodrës. 
Secili prej drejtuesve dha propozimet për emrat që konsiderojnë si përfaqësues më të mirë të qarkut të tyre. Vendimi final për emrat që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë të PS-së do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste që do të mbahet më 12 mars. Ndërkohë paraprakisht përflitet se kandidatë për deputet sipas qarqeve do të jenë:
Në Vlorë: Bledi Çuçi, Ministri aktuali i Mbrojtjes Pirro Vengu, Ministrja Anila Denaj. Përflitet dhe deputeti Vullnet Sinaj edhe pse Rama deklaroi pak kohë më parë se nuk do të ishte më kandidat.Në Gjirokastër, pritet të kandidojë Tërmet Peçi, përpos Mirela Kumbaro,Edjon MaliqiNë Shkodër – Majlinda Angoni,Onid Bejleri,Frrok Gjini, Pranvera Skana.Në Korçë – Niko Peleshi, Ilir Pendavinji, Ilir Topi, Enslemvera Zake, Bledi ÇomoNë Lezhë – Ulsi Manja, Ermal Pacaj
Në dy takimet e para diskutimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura. Mësoht se janë 4 kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë. Konkretisht për kryetari i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo, i cili është edhe drejtues politik i këtij qarku, kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Mema, kreu i bashkisë së Tepelenës, Tërmet Peçi dhe kryetari i bashkisë së Matit, Agron Malaj.
Në listën e mbyllur kreu i qeverisë do t’i japë më shumë prioritet grave dhe vajzave, ndërsa në listë të hapur do të jenë kryesisht ata eksponentë të PS që kanë me shumë se dy mandate, duke i lënë të luftojnë për ulësen e tyre në Parlament.
Gjithashtu gjatë dy ditëve të takimit me ministrat dhe drejtuesit politikë, është diskutuar gjithashtu për programin e Partisë Socialiste në çdo sektor, ku do të duhet që të zhvillojnë takime elektorale edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani, atje ku është regjistruar edhe numri më i madh i votuesëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre përmes postës. Në këto takime elektorale do të marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Por socialistët ende nuk kanë një slogan, edhe pse mund të jetë: Me ne në BE, me ata në kënetë!
Dita e sotme është e treta e takimeve të kryeministrit Rama me ministrat e drejtuesit polikë në vijim të përgatitjeve për programin electoral dhe kandidatët me të cilët do të prezantohen para shqiptarëve për zgjedhjet e 11 majit për të fituar mandatin e katërt të qeverisjes. 12 marsi është dita e fundit, ku mund të dorëzohet lista e kandidatëve për deputetë, ndërsa Rama ka ende drejtues të tjerë politikë, me të cilët nuk ka folur./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente