Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel

Diplomati amerikan gjendet i vdekur në një hotel

Flamuri i SHBA-së

Një diplomat amerikan ka vdekur në qytetin e Kievit të Ukrainës. Raportohet se trupi i përfaqësuesit të Ambasadës Amerikane në Ukrainë u gjet në hotelin Hilton më 25 qershor. Nuk janë konstatuar gjurmë dhune në trupin e tij, shkruajnë mediat e huaja, ndërsa shtojnë se raportohet se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Pas ngjarjes ka reaguar dhe Ambasada e SHBA-së në Kiev. Selia diplomatike konfirmon vdekjen e diplomatit dhe i shpreh ngushëllimet familjes.
“Ne mund të konfirmojmë vdekjen e një punonjësi të qeverisë amerikane nën autoritetin e shefit të misionit në Ambasadën në Kiev. Departamenti Amerikan i Shtetit shpreh ngushëllimet e thella për familjen dhe miqtë e kolegut tonë. Ne nuk mund të japim detaje të mëtejshme për arsye konfidencialiteti”, thotë Ambasada./ZËRI
Burimi