DINAMIKA/ Si e fshehu vrasjen Esmerald Balla, të vëllait i dërgoi mesazh: Enver Ballën mos e kërkoni ka ikur me pushime
Enver Balla dhe Esmerald Balla
DURRËS-Në njoftimin e Policisë detaje të reja janë zbardhur lidhur me krimin në familje ku djali, Esmerald Balla vrau të atin Enver Balla. Pas denoncimit në Polici se i ati ishte larguar me një shtetase të panjohur, 30-vjeçari është siguruar të bindë edhe të vëllain, i cili ndodhej në Itali.
Djali tjetër i Enver Ballës, A. B. pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia. Ai ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime.
“Djali tjetër i shtetasit E. B., shtetasi A. B., pasi është njoftuar se babai ishte larguar nga banesa, është kthyer nga Italia dhe ka kallëzuar në Polici, se në rrjetin social Instagram, i ka shkuar një mesazh, nga një shtetase e panjohur prej tij. Në mesazh thuhej që familjarët të mos e kërkonin 62-vjeçarin, pasi ai ishte larguar me pushime. Strukturat hetimore të DVP Durrës, duke qenë para këtyre fakteve, kanë intensifikuar hetimet dhe kërkimet, pasi lindën dyshime se kishim të bënim me një krim brenda familjes,”-thuhet në njoftimin e policisë.
Esmerald Balla ka vrarë të atin, Enver Ballën, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus. Autori pas arrestimit ka pranuar krimin duke thënë se vrau të atin pasi ky i fundit i kishte marrë shuma parash./ZËRI
Burimi