Diaspora në FOKUS! Rama mbyll takimet me ministrat dhe të dërguarit politikë, ky mund të jetë slogani i PS për “11 majin”

TIRANË- Për 2 ditë resht, Edi Rama mblodhi socialistët në Pallatin e Brigadave duke u dhënë direktiva të qarta për zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen më 11 maj. Takimi i sotëm nisi në orën 13:00 të mesditës dhe përfundoi në 19:55. Për 7 orë sot, e mbi 6 orë dje,  kryeministri Edi Rama diskutoi me ministrat dhe të dërguarit politikë të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. 
Diskutimet janë zhvilluar me dyer të mbyllura, por janë zbuluar detaje. Ndryshe nga sa ka ndodhur gjatë fushatave të tjera elektorale, kësaj here takimet me votuesit nuk do të zhvillohen vetëm brenda vendit, por edhe jashtë. Socialistët do të duhet që të zhvillojnë takime elektorale edhe jashtë Shqipërisë, kryesisht në Itali, Greqi dhe Gjermani, atje ku është regjistruar edhe numri më i madh i votuesëve që duan të ushtrojnë të drejtën e tyre përmes postës.
Në këto takime elektorale do të marrë pjesë edhe vetë kryeministri Edi Rama. Por socialistët ende nuk kanë një slogan, edhe pse mund të jetë: Me ne në BE, me ata në kënetë!
Edhe pse ky mund të jetë slogani, mbetet që të konfirmohet nga vetë kreu i socialistëve. Ashtu siç e ka bërë me dije në çdo dalje të tij, duket se premtimi për të futur Shqipërinë në Bashkimin Europian do të jetë “kali i betejës” për socialistët këtë fushatë./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente