
Deutsche Bank shkurton 2000 vende pune
Foto ilustruese
GJERMANI- Gjiganti bankar gjerman “Deutsche Bank” po planifikon të shkurtojë 2,000 vende pune në sektorin e shitjes me pakicë. Shkurtimet e vendeve të punës do të prekin si Deutsche Bank, ashtu edhe (degën e saj) Postbank. Lajmin e dha CEO i grupit Christian Seewig.
Grupi më i madh bankar gjerman, i cili punëson pothuajse 90,000 njerëz kudo në botë, kishte pushuar nga puna rreth 3,500 punëtorë.
“Aty ku duhet të përmirësojmë situatën në drejtim të përfitimit është sektori i shitjes me pakicë në Gjermani,”- këmbënguli bankieri gjerman, pasi sektorët e investimeve dhe të menaxhimit të pasurisë kanë përfitimin më të lartë. Po ashtu, banka me logon blu do të mbyllë rreth 50 degë të saj deri në vitin 2025.
Sa i përket Postbank-ut, numri i degëve të saj, i cili aktualisht është 550, do të zvogëlohet pothuajse përgjysmë, duke synuar të mos kalojë 300 deri në mesin e vitit 2026./ZËRI
Burimi