DETAJE nga vrasja e Faik Ajdinit/ Autori në kërkim për trafik kokaine, strehohej në banesën e fqinjve
Faik Ajdini dhe Blerti Kanushi
MEMALIAJ-Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e Faik Ajidinit, i cili u gjet në një humnerë i vrarë me jet prerës. Rezulton se autori i arrestuar dhe i identifikuar si 23-vjeçari Blerti Kanushi është person me precedent penal të mëparshëm. Më datë 6 shkurt të këtij viti, 23-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si pjesëtar i një grupi që u kap me 1.5 kg kokainë në zonën e “Astirit”. E kaluara e autorit ngre një tjetër hetim rreth ngjarjes, pasi Kanushi fshihej në shtëpinë e fqinjëve të viktimës. Ai dyshohet se e ka vrarë 72-vjeçarin, pasi druhej se viktima do ta denonconte.
Roli i bashkëpunëtorëve në krimin e rëndë
Skënder Ajdini 71 vjeç bashkëshortja e tij Darovi Ajdini djali Bledar Ajdini 43 vjeç dhe Blerti Kanushi janë të arrestuarit për vrasjen e Faik Ajdinit në fshatin Zhapokikë të Memaliajt disa ditë më parë. Në lagjen Cenometaj të fshatit ka vetëm 3 shtëpi. Njëra i përket viktimës dhe 2 të tjerat bashkëpunëtorëve të autorit.
Autori i dyshuar i këtij krimi Blerti Kanushi strehohej prej disa muajsh në banesat e Skënderit dhe Bledarit,shkruan TCH, pasi ai ishte në kërkim nga policia për vepra penale që lidhen me kultivim narkotikësh dhe trafikim kokaine. Për shkak të marrëdhënieve të vështira që familjet kishin me njëra-tjetrën si dhe debatit të ashpër pak kohë më parë për një vijë uji, Blerti Kanushi druhej se 72 vjeçari Faik Ajdini mund të denonconte në polici vendndodhjen e tij.
Si ndodhi ngjarja
Rrugës për në fshatin Zhapokikë gjatë fundjavës Faik Ajdini ka futur në mjetin e tij disa trungje pemësh të lëna buzë rrugës të prera nga bashkëpunëtorët në krim. Kjo ngjarje u bë shkak fillimisht për një konflikt verbal mes tyre. 23 vjeçari Kanushi që strehohej nga familja Ajdini është përfshirë në konflikt dhe më pas i ka zënë pusi Faik Ajdinit ndërsa ai po shkonte drejt mjetit të tij për tu kthyer në Tepelenë. Dyshohet se në momentin e krimit edhe 71 vjeçari i arrestuar Skënder Ajdini ka qenë prezent dhe ka ndihmuar për shtyrjen e trupit të viktimës në përrua për të humbur gjurmët./ZËRI
Burimi