Derdhi ujërat e zeza në det, në hetim drejtori i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës

Derdhi ujërat e zeza në det, në hetim drejtori i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës

pamje nga ndotja

VLORË-Drejtori i kompanisë që po kryen punimet për ndërtimin në Portin e Vlorës është proceduar penalisht. Kjo pasi 31-vjeçar H.M ka ndotur ujërat në portin e Vlorës.
Njoftimi i policisë:
Ndotën ujërat e detit, procedohet penalisht drejtori i kompanisë që kryen ndërtime në kantierin e portit të Vlorës. Menjëherë pas njoftimit për ndotje të ujërave në portin e Vlorës (rast i bërë publik dhe në disa media online), specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kryen verifikimet e nevojshme për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale përgjegjësit.
Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Ndotja e ujërave”, për shtetasin H. M., 31 vjeç, drejtor i kompanisë që kryen punimet e ndërtimit në portin e Vlorës.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për qytetarët që të denoncojnë çdo rast të ngjashëm të ndotjes së mjedisit, për të kontribuar në mbrojtjen e pasurisë së përbashkët natyrore dhe për garantimin e shëndetit publik. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./ZËRI
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente