Denoncimi i shqiptarit: Policia malazeze po më mban peng
Foto ilustruese
PODGORICË- Një shqiptar ka denoncuar një incident që i ka ndodhur në Podgoricë, në Mal të Zi. Në një video të publikuar nga “JOQ”, ai tha se u ndalua nga policia vendase pasi po lëvizte me një shpejtësi prej 22 km/h mbi normën e lejuar.
Qytetari tregon se ai më pas u shoqërua në komisariat dhe procedura e tij ka zgjatur për orë të tëra. Shqiptari u shpreh se si fillim iu tha se procedura do të zgjasë një orë, por nuk ndodhi kështu dhe ai u mbajt “peng” për 7 orë.
Ai shprehet se policia malazeze ka treguar sjellje raciste, por edhe e kanë kërcënuar se do e hidhnin nga ballkoni, kur ai kërkonte sqarime të mëtejshme për situatën.
“Të mbash një familje deri në orën 19:00 për vetëm 22 km/h mbi shpejtësinë e lejuar është racizëm”, shkruan qytetari.
Qytetari denoncon se qëndrimi i policisë është i pajustifikueshëm, veçanërisht pasi, sipas tij, bëhet fjalë për një shkelje relativisht të vogël trafiku. /ZËRI
Burimi