
Debate në Këshillin Bashkiak të Dibrës/ Demokratët kërkojnë shkarkimin e kryetares Irini Shehu: Fyen këshilltarët!
Irini Shehu
DIBËR- Këshilli Bashkiak i Dibrës ka miratuar mes tensionesh ndihmën ekonomike për familjet. Mbledhja u shoqërua me debate mes kryetares së Këshillit, socialistes Irini Shehu dhe këshilltarëve të PD-së. Këshilltarët e PD-së lexuan një rezolutë, ku kërkuan shkarkimin e kryetares së Këshillit duke shkaktuar debate mes palëve dhe largimin nga mbledhja të demokratëve.
Ata u larguan nga salla, ndërsa socialistët bashkë me këshilltarët e PSD së Tom Doshit votuan ndihmën ekonomike me 19 vota pro. Sipas demokratëve në proces ka shumë parregullsi. Ata e akuzojnë Shehun se ka kryer shkelje ligjore dhe etike, duke shfaqur një sjellje arrogante dhe fyese ndaj keshilltareve bashkiakë.
Irini Shehu u shkarkua nga detyra e drejtores së Spitalit Rajonal Dibër për shkak të dhunës së ushtruar kundrejt shefit të Financës Shaban Uklala. Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të spitalit më 11 shkurt, duke i shkaktuar edhe dëmtime nga qelqi. Uklala ka marrë ndihmën mjekësore dhe ka shkuar në Drejtorinë e Policisë për të bërë kallëzimin. Motivet e konfliktit mbeten ende të panjohura./ZËRI
Burimi