Ç’ka ndodhur gjatë natës në Lezhë? Gjendet i plagosur një 30-vjeçar te rrethrrotullimi i Shëngjinit
👁3314
Foto ilustruese
LEZHË- Një 30-vjeçar është gjendur i plagosur mëngjesin e sotëm te rrethrrotullimi i Shëngjinit. I riu nga Shkodra, ende i paidentifikuar me emër është pikasur nga kalimtarët që e kanë gjetur pa ndjenja dhe të dhunuar. I riu është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, për shkak të frakturave të shumta që ka marrë në kokë.
Ende nuk dihet sesi ka ndodhur ngjarja, apo nga kush është dhunuar i riu, por dihet vetëm se nga Shkodra është hedhur në rrugë në zonën e Shëngjinit. Ndërkohë që të riut po i jepet ndihma e parë mjekësore, Policia ka nisur nga puna për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të kapur autorët./ZËRI
Burimi