Cila ishte arsyeja e divorcit me Kryemadhin? Ilir Meta: Monika foli në SPAK
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar edhe njëherë arsyet se përse ka kërkuar divorcin e tij nga Monika Kryemadhi. Në një intervistë të dhënë për “ReportTv” nga selia e Partisë së Lirisë, Meta ka treguar arsyet e ndarjes, ku ndër thekson se një prej tyre ishte deklarata e Kryemadhit në SPAK. Edhe njëherë Meta ka konfirmuar se Kryemadhi e ka marrë vesh lajmin e divorcit nga mediat, pasi presidenti i PL-së thekson se për planin e tij kishte dijeni vetëm i biri dhe e motra, asnjë familjar tjetër. Madje e thekson duke shtuar se me Kryemadhin nuk ka komunikim që prej datës 27 prill.
INTERVISTA E METËS:
Meta: Nuk është se Kryesia nuk kanë qenë në dijeni të vendimi apo marrëdhënieve të tensionuara prej kohësh. Sa i takon vendimit, është marrë pas deklaratave bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve të SPAK. Unë e respektoj mendimin ndryshe për çdo çështje. Konventa jonë ishte momenti më i shkëlqyer i transparencës. Në mënyrë formale është bërë dje, në rrugë juridike, është bërë publik në emisionin e kolegut tuaj. Atë e kanë ditur vetëm djali im dhe motra ime.
Ja keni thënë Kryemadhit këtë vendim pasi është shprehur e habitur pas këtij vendimi?
Meta: Që përpara Konventës (27 prill) nuk ekziston asnjë komunikim mes nesh, nuk mendoj se procesi juridik do të jetë problematik, sepse kjo zgjidhje që unë uroj që ti japë qetësi të gjithëve dhe t’i japë fund çdo keqkuptimi apo mjegulle në publik mbi qëndrimet e mia. Njëkohësisht unë besoj se nuk do të ketë asnjë problem pasi gjithçka i përket zonjës Kryemadhi dhe fëmijëve të mi.
Ka shumë njerëz që e lidhin vendimin tuaj me çështjet që keni të hapura me drejtësinë?
Meta: Nuk ekziston asnjë çështje, asnjë akt, asnjë vendim i Ilir Metës dhe për Ilir Metën. Por ekziston një problem madhor për mafian ndërkombëtare dhe mafiozin Edi Rama që është Ilir Meta. Për të goditur Ilir Metën, të gjithë bashkëpunëtorët e mi më të afërt, të gjithë ju e dini investimin për të përdorur njerëz që kanë probleme me ligjin që të më godasin politikisht si një mbrojtës të palëkundur të Republikës së Shqipërisë. Nuk kam pasur asnjë vërejtje për asnjë hetim, jam përpjekur që të jem korrekt dhe në ftesat e tyre, por jam tërësisht i bindur për investimin e tyre kriminale për të marrë peng njerëz pranë meje për t’i përdorur kundër Ilir Metës që të amnistojnë problemet që mund të kenë. Ilir Meta mban përgjegjësi përpara ligjit dhe popullit shqiptar, por nuk mban përgjegjësi për aktet dhe veprimet e cilido qoftë.
Pse keni zgjedhur pikërisht nenin 132 të Kodit të Familjes?
Meta: Unë mendoj që kjo është një zgjidhje e detyruar nga rrethanat. nga ana ime nuk do të ketë asnjë problem që ky proces të përfundojnë. Arsyet janë politike.
Çfarë pengese keni pasur nga zonja Kryemadhi?
Meta: Asgjë nuk do të më pengojë deri në rikthimin e sovranitetit të popullit shqiptar. Mafia ka dhunuar kushtetutën por edhe normat zakonore që na kanë mbajtur të bashkuar edhe kur nuk kishim shtet./ZËRI
Burimi