Carla Bruni akuzohet për financimin e paligjshëm të fushatës së bashkëshortit të saj Sarkozy
Nicolas Sarkozy dhe Carla Bruni
FRANCË- Akuzat për presion ndaj një dëshmitari që pretendonte se ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy kishte marrë fonde të paligjshme nga Libia për fushatën e tij zgjedhore iu atribuuan bashkëshortes së tij, modeles Carla Bruni. Sipas gazetës “Le Monde”, një zyrtar në kushte anonimiteti pretendon se një gjykatë i ka ndaluar ish-modeles të kontaktojë me këdo të përfshirë në këtë proces, me përjashtim të bashkëshortit të saj.
Në të njëjtën kohë, një botim i gazetës “Le Parisien” thekson se akuzat paraprake ndaj Carla Bruni-Sarkozy i referohen “ngacmimit” të dëshmitarëve lidhur me marrjen e paligjshme të fondeve të fushatës së tij presidenciale të vitit 2007.
“Ish-Zonja e Parë e Francës, 56-vjeçarja u akuzua për fshehje të provave dhe bashkëpunim në operacionin “Sauver Sarko” (Save Sarkozy). Carla u mor në pyetje nga Policia, e sipas avokatëve të saj dha sqarime dhe shpjegime të dobishme,”-tha i njëjti burim për AFP.
Nicolas Sarkozy, i cili ka mbajtur presidencën e Francës nga viti 2007 deri në vitin 2012, tashmë është dënuar edhe për dy raste të tjera, megjithëse ai vetë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat. Shkurtin e kaluar, një gjykatë apeli në Paris la në fuqi dënimin e tij të parë për tejkalimin e limitit të financimit të fushatës së tij në vitin 2012, e për këtë vepër penale Sarkozy u dënua me një vit burg. Por avokatët e tij apeluan në Gjykatën e Lartë të Francës dhe deri në vendimin përfundimtar të drejtësisë franceze, ish-presidenti i vendit nuk mund të burgoset.
Në një rast tjetër në vitin 2021, Sarkozy, 69 vjeç, u shpall fajtor edhe për korrupsion./ZËRI
Burimi