Çadra të ngulura dhe në shkëmbinj/ Zaptohet plotësisht plazhi i Paqyrave, asnjë pëllëmbë tokë publike
👁4516
Plazhi i Pasqyrave
SARANDË- Pushuesit në plazhin e Pasqyrave në Sarandë janë ankuar se ata nuk kanë më hapësirë të lirë për të pushuar, pasi të gjitha hapësirat në bregun e detit janë privatizuar.
Sipas një videoje të publikuar nga “JOQ”, në plazh nuk ka mbetur më hapësirë e lirë për të vendosur një çadër, apo edhe për të shtrirë një peshqir.
Pushuesit shprehen se plazhi është i bllokuar, përfshirë edhe zonat pranë gurëve dhe ata nuk kanë asnjë mundësi të pushojnë në bregdet pa paguar.
Ky denoncim nga qytetarët për bllokimin e plazhit ngre pyetje rreth lirisë që pushuesit kanë në bregdetet. /ZËRI
Burimi