Britanikët zgjedhin nesër qeverinë e re, sondazhet nxjerrin fitues Laburistët

Britanikët zgjedhin nesër qeverinë e re, sondazhet nxjerrin fitues Laburistët

Sir Keir Starmer dhe Rishi Sunak

“Mbretëria e Bashkuar po kthehet e fortë pasi qytetarët e saj rifitojnë shpresën për një të ardhme më të mirë pas 14 vitesh dëmtimi nga konservatorët.” Kjo iu premtua votuesve britanikë, bga lideri laburist Sir Keir Starmer, në një intervistë që dha për gazetën Mirror. Ai pranoi megjithatë se në momentin e rezultateve do të ulet e të presë, ndërsa u bëri thirrje drejtuesve të partisë së tij që të mos kënaqen.
Në intervistën e tij për gazetën britanike, një ditë para zgjedhjeve, Starmer u zotua të “përveshë mëngët që në minutën e parë” kur të marrë përsipër kryeministrinë e Albionit të vjetër. Me humor tha se, ndryshe nga kryeministri në detyrë Rishi Sunak, ai do të ketë gati një ombrellë në rast se bie shi jashtë Downing Street. Njëkohësisht ai u bëri thirrje qytetarëve që ta ndihmojnë për të siguruar një shumicë absolute.
“Është një vendim i madh për të ardhmen e vendit,” tha Starmer, duke shtuar:
“Është një mundësi për t’i kthyer shpinën 14 viteve të kaosit, ndarjes dhe dështimit. Nderro faqe.”
Sondazhet
Sipas sondazheve të fundit, laburistët po përgatiten për fitore në zgjedhjet parlamentare të nesërme, duke siguruar një shumicë absolute në parlament. Konservatorët e kryeministrit në detyrë Rishi Sunak pritet të humbasin nga partia kryesore e opozitës, Partia Laburiste e qendrës së majtë, pas 14 vitesh në pushtet me pesë kryeministra të ndryshëm. 
Në zgjedhje marrin pjesë gjithashtu Liberal Demokratët, Reforma në Mbretërinë e Bashkuar të aktivistit të Brexit Nigel Farage, Partia Kombëtare Skoceze dhe të Gjelbrit. Votuesit do të zgjedhin 650 ligjvënës që përfaqësojnë një numër të barabartë zonash lokale dhe kryeministër do të bëhet kreu i partisë me më shumë deputetë./ZËRI
Burimi