Britani/ Mësuesja abuzon seksualisht me dy nxënës
Pamjet kur manipulon adoleshentin
Një mësuese e shkollës së mesme në Mbretërinë e Bashkuar, e cila është burgosur për gjashtë vjet e gjysmë për abuzim seksual me dy djem të mitur, u kap nga kamerat e sigurisë duke buzëqeshur teksa bleu një rrip Gucci për një prej adoleshentëve, pak para se ta çonte në shtëpi për të kryer marrëdhënie seksuale.
Studenti, 15 vjeç në atë kohë, shkoi në pazar me 30-vjeçaren Rebecca Joynes në një qendër tregtare në Mançester, pasi i tha nënës së tij se do të shkonte në shtëpinë e një shoku për të luajtur videolojëra. Në video mësuesja mund të shihet duke buzëqeshur ndërsa djali shikonte rripin, përpara se Joynes të paguante më shumë se 400 euro (350 £) me kartën e saj për ta blerë atë për të.
Disa pamje të tjera të publikuara nga Policia e Mançesterit, tregonin se ajo e çonte djalin në banesën e saj ku kishin bërë seks dy here, por u kap kur nëna e djalit vuri re një shenjë në qafën e tij. Mësuesja u shpall fajtore për gjashtë akuza për aktivitet seksual me dy djem. Në deklaratën e saj në gjyq, ajo tha se i kishte pëlqyer nga vëmendja që merrte nga djemtë adoleshentë në shkollë, ndërsa ajo vetë sapo ishte ndarë nga një lidhje nëntëvjeçare.
Djali i pare, djali për të cilin ajo bleu rripin Gucci, mori numrin e saj pasi ajo i dha të gjitha shifrat përveç njërës si një ushtrim për zgjidhjen e problemeve matematikore dhe ai duhej të gjente shifrën e fundit. Më pas ata flirtuan në platformën Snapchat dhe ranë dakord të takoheshin fshehurazi. Joynes u hetua nga policia, por kjo nuk e pengoi atë të fillonte një lidhje me djalin e dytë, i cili gjithashtu e thirri në shtëpi për seks dhe përfundimisht mbeti shtatzënë prej tij. Ajo lindi djalin e tyre në fillim të vitit 2024, por fëmija iu mor brenda 24 orëve.
Jashtë gjykatës, Detektivi Beth Alexander, i Policisë së Mançesterit, tha:
“Është e qartë nga disa komente nga publiku kur Joynes u dënua se ka ende mungesë të mirëkuptimit kur bëhet fjalë për burrat dhe djemtë që janë viktima të seksit”.
“Edhe gratë mund të jenë pedofile, ky term nuk është vetëm për burrat. Burrat dhe djemtë mund të jenë ende viktima të abuzimit seksual,” vazhdoi ai./ZËRI
Burimi