Bossat e drogës në hall për punëtorë, kërkojnë në TikTok: Merrni 30% të fitimit
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Kriza duket se ka përfshirë Anglinë. Bandat shqiptare të drogës po rekrutojnë hapur “fermerë” kanabisi në TikTok për shkak se po vuajnë nga mungesa e punonjësve në Britaninë e Madhe. “Bosët” e bandave po përdorin mediat sociale për të reklamuar punëtorët që kanë nëpër të ashtuquajtura “shtëpitë e barit”, duke bërë edhe oferta “speciale” për të rinjtë që duan të punonjësojnë.
Për të gjithë të rinjtë që duan t’i futen botës së drogës ofrohet paguarja e shpenzimeve dhe marrja e 30% të fitimit nga shitja e mallit që është prodhuar në fermat që ata do të punojnë. Këto lajmërime janë parë si stimuj që të kenë më shumë punëtorë për shkak të mungesës që ka shkaktuar në treg ndalimi i hyrjeve me gomone.
Duke komentuar zbulimet e “Telegrafit”, Angela Eagle, ministrja e Sigurisë Kufitare, tha: Është tronditëse që bandat kriminale përdorin mediat sociale për të joshur ata të punojnë në kushte të neveritshme dhe të kultivojnë drogë. Qoftë online apo në rrugë, nuk duhet të ketë vend për t’u fshehur për ata që shkelin ligjin. Ne jemi duke rritur aktivitetin e ndërhyrjes duke bërë më shumë arrestime.
Bandat shqiptare kanë arritur të dominojnë tregun vendas të kanabisit, pasi bimët i rrisin në shtëpi apo ambiente industriale. Në dekadën e kaluar, ata kanë kaluar vietnamezët si furnizuesit kryesorë të kanabisit për përdoruesit në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Pushtimi’ i tregut u forcua me fluksin e punonjësve që vinin nga Shqipëria dhe kërkonin punë në Britaninë e Madhe.
Por qeveria britanike ka ndërhyrë duke ndaluar të ardhurit me gonmone. Për gjashtë muajt e parë të këtij viti, vetëm 150 shqiptarë kanë kaluar Kanalin krahasuar me mijëra që ishin shënuar vitet e kaluara. Në të njëjtën kohë, numri i shqiptarëve të burgosur në këto ferma kanabisi është rritur.
Një reklamë në shqip, e parë nga The Telegraph, thoshte: Unë jam pronar i një shtëpie me kanabis. Unë bisedova me punëtorin tim dhe më pas gjithçka shkoi keq. Tani po i jap këtij punonjësi 30 për qind të fitimit.
Një tjetër shkruante: Kërkojmë punëtorë për shtëpitë e barit. Nëse kujdeseni për 80 bimë, merrni 25 për qind të produktit dhe ne paguajmë shpenzimet. Koment ose DM.
Një i tretë ofroi një pagë prej 9,000 £ për 3 muaj punë.
TikTok u kontaktua për koment, por ende nuk e ka adresuar çështjen./ZËRI
Burimi