
“Bomba në rajon”/ Djali i Trump vizitë në Serbi, Vuçiç jep detaje nga takimi
Donald Trump Jr. dhe Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Donald Trump Junior, djali i presidentit amerikan ka mbërritur këtë të martë në Beograd, Serbi. Ai pritet që të takohet me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vuçic tha se ata do të diskutojnë për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve. Ndërsa, mediat serbe e cilësojnë këtë takim si një “bombë në rajon”.
“Pas pak minutash do të pres Donald Trump Jr., do të flasim për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë. Rroftë Serbia!”, tha Vuçiç.
Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump Jr. viziton Beogradin, pasi edhe në shtator të 2024 ai mbërriti në Serbi i shoqëruar me biznesmenë nga Rumania. Ndër biznesmenët e njohur ishte Desko Nikitoviç, kryetar i bordit mbikëqyrës të fabrikës së hekurudhave të bakrit Sevojno.
Ai është gjithashtu një nga këshilltratët më të rëndësishëm të babait të tij, dhe ka një rol kyç në administratën e Trump./ZËRI
Burimi