‘Black eagle’/ Dënohen me 9 vite burg dy shqiptarët për trafik kokaine
Foto ilustruese
Gjykata Penale e Brukselit shpalli të enjten, dënimet me nëntë vjet burg për dy shqiptarët, Alfredo H dhe Inndrit K, dy të pandehurit kryesorë në dosjen “Shqiponja e Zezë”. Ky rast ka të bëjë me trafikun e drogës midis Amerikës së Jugut dhe Evropës. Rreth 40 persona u ndoqën penalisht si pjesë e një organizate kriminale aktive në prodhimin dhe shitjen e kokainës, përgjithësisht midis 2018 dhe 2022.
Alfredo H u dënua me nëntë vjet burgim, 8000 euro gjobë dhe konfiskimin e një prone me vlerë 625 000 euro. Indrit K, nga ana e tij, ka marrë të njëjtin dënim me burg dhe të njëjtën gjobë, si dhe konfiskimin e një prone me vlerë 450 mijë euro.
Gjykata gjithashtu dha dënime me burgim prej 6 vjet për të pandehurit në mungesë, dhe disa të tjerë me 5 dhe 4 vjet burg, të cilat pjesërisht janë të pezulluara. Një person u dënua me 3 vjet burg, ndërsa një tjetër me 18 muaj me kusht. Në fund, dy të pandehur u dënuan me punë, dhe pesë të tjerë u liruan nga akuzat.
Gjykata vuri në dukje “sulmin e rëndë ndaj rendit shoqëror” që shkaktuan veprimet, duke penguar zhvillimin socio-ekonomik në Amerikën e Jugut përmes korrupsionit, dhunës dhe kultivimit të paligjshëm të drogës. Gjykata këmbënguli në faktin se autorët kanë ushtruar aktivitetin e tyre edhe duke trajtuar substanca kimike me shpërfillje totale ndaj mjedisit, por edhe se kanë marrë pjesë në shtimin e dhunës dhe plagosjes së drogës në shkallë të gjërë./ZËRI
Burimi