Biznesi i varkave fut në sherr dy familje në Shalë! Babë e bir kanosin rivalin e tyre

Biznesi i varkave fut në sherr dy familje në Shalë! Babë e bir kanosin rivalin e tyre

Koman

SHKODËR- Biznesi i varkave shëtitëse në një nga zonat më të lakmuara gjatë periudhës së turizmit në Shqipëri ka futur në sherr dy familje. Konkurrente në këtë biznes, familjet janë konfliktuar në zonën e Vaut të Dejës, në luginën e Lumit të Shalës. KOnfliktet kanë degjeneruar në përdorimin e armëve mëngjesin e sotëm. Babë e bir, K.N., 55 vjeç dhe R.N., 24 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kanë kanosur me jetë me një armë pneumatike rivalin e tyre 58-vjeçar. Kallëzimi në polici u bë nga vetë i kanosuri. Gjatë kontrolleve në banesëne dy autorëve, u gjetën arma pneumatike dhe 1 mjet prerës thikë, që mbaheshin pa leje. Të dy u proceduan penalisht dhe po hetohen në gjendje të lirë, për tre 3 akuza “kanosja”, “prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Edhe vetëautorët kanë pretenduar se kanë pasur agresion dhe kërcënime nga ana e 58-vjeçarit.
Burimi