Beleri pas shkarkimit: Do e vazhdojmë luftën
Fredi Beleri
TIRANË- Në sallë nuk tha asgjë, por Fredi Beleri duket se e ka gjetur hapësirën tek mediat greke për të komentuar humbjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës. Në një deklaratë për mediat, tashmë vetëm me statusin e eurodeputetit të “Neodemokracia”, Beleri nuk i kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, ky i fundit organizoi një një grusht shteti për të “pushtuar” Bashkinë e Himarës.
“Theksoj se mu dha leja administrative për të marrë pjesë në shpalljen e vendimit të largimit, por nuk mu dha kurrë për t’u betuar si kryetar bashkie duke krijuar një precedent të rrezikshëm për institucionet demokratike. Jam i përkushtuar për të vazhduar luftën, ia kemi borxh grekëve, por ia kemi borxh edhe qytetarëve europianë,”-tha ndër të tjera Beleri.
DEKLARATA E PLOTË:
Përfundoi sot enigma e metodave – e frymëzuar dhe e ekzekutuar nga fillimi në fund nga zoti Rama. Plani i tij ishte që në fillim që unë të mos mund të merrja detyrën si kryetar i zgjedhur i Bashkisë së Himarës. Për ta bërë këtë u desh arrestimi im në një grusht shtetit, në një gjyq, me një dëshmitar prokurorie që pranoi se ishte paguar nga policia shqiptare për të dëshmuar në mënyrë të rreme dhe një gjyqtareje që i është ndaluar hyrja në Greqi për shkak të falsifikimit të dokumenteve. U desh cenimi i prezumimit të pafajësisë për muaj të tërë. Theksoj se më është dhënë leja administrative për të marrë pjesë në shpalljen e vendimit të shkarkimit, ndërsa nuk më është dhënë leja përkatëse për t’u betuar si Kryetar Bashkie, duke krijuar një precedent të rrezikshëm për institucionet demokratike. Megjithatë, lufta jonë e drejtë do të vazhdojë. Ne ia kemi borxh popullit himarjot, ia kemi borxh grekëve, por ia kemi borxh edhe qytetarëve europianë. Për ata që nuk pranuan asnjëherë cënimin e ligjit./ZËRI
Burimi